Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I Nxehti Afrikan Mbërrin Në Shqipëri
English

I Nxehti Afrikan Mbërrin Në Shqipëri

TIRANË, 15 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Vala e të nxehtit afrikan, që ka mbërritur në vend, do të vazhdojë për disa ditë në territorin tonë, parashikojnë meteorologët. Vlerat e larta të temperaturave janë ndjerë sot që në orët e para të mëngjesit, por mesdita, sipas meteorologëve, do të shënojë temperatura edhe më të larta. Shenjat për një verë të nxehtë janë ndjerë edhe gjatë javës që sapo lamë pas, e cila regjistroi temperatura rekord deri në 34 gradë celcius, por sipas parashikimit të meterologëve, "ky i nxehte pritet të ndihet më shumë gjatë fundjavës, ku temperaturat pritet të shkojnë rreth 40 gradë". Sipas tyre, vendi ynë pritet të goditet në dy muajt e ardhshëm nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperatura maksimale të kapë shifra mjaft të larta. I nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek shumë njerëz dhe mjekët specialistë këshillojnë që të moshuarit dhe të vegjëlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut. Sipas tyre, gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje./s.s./
KOMENTE