Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jehone Nga Shba/ Mbeshtetje Per Aktivitetin E Fondacionit Nene Tereza
English

Jehone Nga Shba/ Mbeshtetje Per Aktivitetin E Fondacionit "Nene Tereza"

TIRANE, 15 Korrik/ATSH/- Pas prezantimit të suksesshëm të ekspozitës mbi jetën dhe veprën e humanistes së shquar me origjinë shqiptare Nënë Tereza, organizuar nga Fondacioni Kulturor "Nënë Tereza" me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj në SHBA, rikonfirmohet respekti dhe mbështetja për popullin shqiptar dhe Fondacionin nëpërmjet letrave dhe fotografive, dërguar Presidentes së tij, zonjës Liri Berisha. Midis tyre, spikasin ato të personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore amerikane si zonjat e mirënjohura Mishel Obama, Laura Bush dhe Hilari Klinton. Ato vlerësojnë dhe mbështesin lart aktivitetin e organizuar si dhe punën e Fondacionit për t'i bërë gjerësisht të njohur figurën dhe vlerat e humanistes së madhe me origjinë shqiptare. Në letrën e saj, zonja Klinton thekson se "ekspozita dhe dhuratat me simbolet e Nënë Terezës shërbejnë si kujtime të dashura të pasurisë së pavdekshme që la pas Nënë Tereza. Ky aktivitet solli në dritë më shumë kujtime dhe informacione nga jeta dhe veprat e Nënë Terezës, si figurë humanitare e mbarë njerëzimit, por me origjinë shqiptare". Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit "Nënë Tereza", zhvilloi një vizitë treditore në kryeqytetin amerikan Uashington DC, ku mori një mbështetje të fuqishme për Fondacionin dhe mundësi bashkëpunimi të shumanshëm. Në 28 prill, në Kongresin Amerikan u hap ekspozita kushtuar veprës humanitare të Nënë Terezës në një ceremoni, ku morën pjesë kongresmenë, zyrtarë të qeverisë amerikane, ambasadorë, përfaqësues të shoqërisë civile, miq të Shqipërisë dhe bashkatdhetarë. Duke theksuar se SHBA-të e kanë nderuar Nënë Terezën me medaljet më të larta, ndaj dhe hapja e ekspozitës bëhet pikërisht në Kongresin Amerikan në shenjë respekti për këtë vlerësim, znj. Berisha, ndërsa evokoi vlerat e rralla të humanistes shqiptare, u shpreh se "të gjithë në veprimtarinë tonë të përditshme kemi diçka nga humanizmi i Nënë Terezës dhe kjo na bën të ndihemi krenarë për origjinën e saj shqiptare". Në hapjen e ekspozitës, znj. Liri Berisha pati takime në Kongresin Amerikan me kongresmenet Eliot Engel, Jackie Speier, Betsy Markey, Rosa Delauro, Diane Watson, Jim Moran, Robert Aderholt, Alcee Hastings etj., të cilët vlerësuan punën e fondacionit "Nënë Tereza" dhe të znj. Liri Berisha për nderimin dhe lartësimin e figurës së humanistes së madhe shqiptare. Gjatë qëndrimit në Uashington DC, znj. Liri Berisha zhvilloi një takim me Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama, të cilën e njohu me veprimtaritë e ndërmarra me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, hapjen e ekspozitës në Kongresin Amerikan etj. Në vizitën në Departamentin e Muzeologjisë të Universitetit te njohur "George Washington", znj. Liri Berisha prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë. Studiuesit amerikanë vlerësuan idenë dhe iniciativën për ngritjen e këtij memoriali dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në konkretizimin e kësaj nisme madhore. Në shenjë nderimi për qytetin e Uashington DC, znj. Berisha mbolli një pemë në një nga parqet më të bukura të qytetit, që mbjellë në kuadër të ekspozitës për nder të Nënë Terezës, kjo pemë do të kujtohet si "Pema e Nënë Terezës"./n.m/
KOMENTE