Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ka lindur në fillim veza apo pula?
English

Ka lindur në fillim veza apo pula?

Londër, 15 Korrik 2010, NOA - Ka lindur në fillim veza apo pula? Enigma që ka intriguar filozofët në antikitetin grek, duket se ka gjetur një zgjidhje në sajë të një grupi studiuesish britanikë, të cilët duke studiuar një proteinë në përmbajtjen e lëvozhgës së vezës arritën në përfundimin se ka qenë pula që ka prodhuar vezën, dhe jo anasjelltas.

Studimi kishte për qëllim të shqyrtonte një proteinë të zbuluar në lëvozhgën e vezës, ovocledidin-17, funksioni i së cilës nuk njihej.

Kërkimi, i koordinuar nga profesor Colin Freeman i Universitetit të Sheffield, tregoi se si proteina në fjalë, që gjendej edhe në vezoret e pulave, ishte në gjendje të përshpejtonte prodhimin e lëvozhgës së vezës në bark të shpendëve, duke lejuar një vezë të formohej plotësisht në vetëm 24 orë.

a.e./NOA

KOMENTE