Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Kryeministri Thaci Mbeshtet Fuqishem Veprimet E Task Forces Antikorrupsion
English

Kosove - Kryeministri Thaci Mbeshtet Fuqishem Veprimet E Task Forces Antikorrupsion

PRISHTINË, 15 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Hashim Thaçi mbështet fuqishëm veprimet e Task Forcës së përbashkët antikorrupsion, të krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Kryeministri Thaçi vlerëson se këto veprime janë në përputhshmëri të plotë me përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë", theksohet në një komunikatë për media të dhënë pak më parë nga zyra e kryeministrit kosovar. Me moton "Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar", shtohet në komunikatë, "Qeveria është e vendosur të vazhdojë përkushtimet e veta në luftë të pakompromis ndaj këtyre dukurive negative". Më tej theksohet se "në këtë kuadër, janë edhe angazhimet dhe nisma për hartimin dhe miratimin e Ligjit Anti-mafia, me qëllim të parandalimit dhe goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar". /a.ke/
KOMENTE