English

Moska Në Darën E Temperaturave Të Larta

MOSKË, 15 korrik /ATSH-MIA/ - Moska është përfshirë ditët e fundit nga temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërkohë që pritet që ato të vazhdojnë edhe sot në nivelin 34-36 gradë Celsius, njoftoi media ruse. Këto temperatura pritet të zgjasin edhe gjatë pesë ditëve në vijim. Sipas parashikimeve, nga fundi i javës temperatura e ajrit do të arrijë deri në 38 gradë Celsius, çka e bën korrikun e këtij viti një ndër tre muajt më të nxehtë gjatë 130 viteve të fundit. Nxehtësia në kryeqytetin rus është shoqëruar me rritjen e shitjes së ujit të ambalazhuar, të akulloreve, kondicionerëve dhe ventilatorëve, pa harruar edhe shtimin e periodicitetit të ujitjes së rrugëve./ a.jor.
KOMENTE