Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Të ndalen grupet terroriste në Afrikë
English

Obama: Të ndalen grupet terroriste në Afrikë

Uashington, 15 Korrik, NOA – Pas terrorizmit në Lindjen e Mesme, duket se vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përqendruar tashmë në atë që ka nisur të shfaqet përmes aktesh të ndryshme në Afrikë.

Në lidhje me një fakt të tillë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs, ka dalë me një deklaratë të posaçme për shtyp, duke pohuar se grupet ekstremiste islamike nuk njohin respekt për popullin në Afrikë dhe se kanë ndërmarrë hapa për të viktimizuar afrikanët.

Ka qenë vetë grupi militant somalez al-Shabab, i cili ka pohuar se ishte përgjegjës për dy shpërthime që lanë të vrarë më shumë se 70 njerëz, të cilët po ndiqnin ndeshjen finale të Botërorit 2010 në një televizion në Kampala në Ugandë.

Ndërsa thuhet se grupi terrorist Al-Shabab ka lidhje me rrjetin terrorist Al-Kaida.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se sulmet tregojnë që grupet ekstremiste nuk kanë asnjë lloj konsiderate për jetët e afrikanëve.

Në një intervistë me Korporatën Afrikano-Jugore të Transmetimeve këtë javë, presidenti amerikan tha se terroristët nuk i marrin parasysh pasojat afatgjata kur vrasin njerëz të pafajshëm.

n.e/NOA

KOMENTE