Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opec Parashikon Rritje Të Kërkesës Për Naftë Në Vitin 2011
English

Opec Parashikon Rritje Të Kërkesës Për Naftë Në Vitin 2011

VJENË, 15 korrik 2010 /ATSH-MIA/ - Organizata e shteteve eksportuese të naftës (OPEC) njoftoi sot se pret që gjatë vitit të ardhshëm të ketë "një rritje modeste" të kërkesës globale për "arin e zi", paralelisht me rimëkëmbjen e ekonomive kombëtare nga kriza financiare. OPEC-u parashikon që gjatë vitit 2011 kërkesa globale e naftës të rritet për një milionë fuçi në ditë. Sipas organizatës, rritja e kërkesës globale të naftës në masë të madhe do të jetë meritë e kërkesës së rritur për energji në Kinë, Indi dhe vendet e Lindjes së Afërt dhe Amerikës Latine. Konsumatori më i madh botëror i energjisë, SHBA-ja, sërish do të fillojë të shënojë rritje të kërkesës për benzinë, por edhe më tej mbetet "pasiguri e madhe rreth shpejtësisë së kësaj rritjeje", vlerësohet në parashikimin e OPEC-ut. Agjencia ndërkombëtare e energjisë (IEA) para dy ditësh publikoi parashikimin se në vitin 2011 kërkesa globale e naftës do të rritet me 1.3 milionë fuçi në ditë. /e.v/
KOMENTE