Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pr/Rezoluta E Pe-Beja: Hap I Ri Për Liberalizimin E Vizave Për Shqipërinë
English

Pr/Rezoluta E Pe-Beja: Hap I Ri Për Liberalizimin E Vizave Për Shqipërinë

TIRANË, 15 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- Kryetari i komisionit të jashtëm parlamentar, Fatos Beja, përshëndeti sot projekt-rezolutën për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, që u shqyrtua së fundi në Komisionin për Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Europian. Gjatë debatit të lirë në seancën plenare të Kuvendit, Beja tha se "projekt-rezoluta e propozuar nga eurodeputetja Tanja Fajon është një hap i ri për liberalizimin e vizave". "Kjo rezolutë tregon mbështetjen për Shqipërinë. Tashmë ekspertë të BE-së po verifikojnë në terren kushtet e plotësuara për vizat", tha ai. Sipas Bejës, kjo projekt-rezolutë vjen në vijim të rezolutës së PE-së që dëshmoi mbështetjen për Shqipërinë dhe letrës së Kryetari i LIBE-s, Lopez Aguilar, drejtuar Ministres së Brendshme, Annemie Turtelboom dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, Steven Vanackere, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së, ku kërkohet heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Euro-deputetja Tanja Fajon propozoi dy ditë më parë në komisionin për Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian (LIBE) liberalizimin urgjent të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Raportuesja për vizat në PE, Tanja Fajon, ka hartuar një draft-rezolutë, e cila i kërkon Komisionit, që në shtator të bëjë propozimin për liberalizimin e vizave, duke vënë në dukje progresin e arritur nga të dy vendet. "BE ka përgjegjësinë politike për të përfunduar këtë proces, pasi është paradoksale që pas më shumë se 20 vitesh, nga rënia e Murit të Berlinit, ende kemi "murin e vizave"ndaj fqinjëve tanë", nënvizohet në projektin e Fajon. /s.s./
KOMENTE