English

Presidenti Topi Dekreton Disa Ligje Të Rëndësishme

TIRANË, 15 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme të miratuara ditët e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i shtetit dekretoi disa ndryshime në ligjin "Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", dekretimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit "Për një shtesë në ligjin 'Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)", të ndryshuar", dekretimin e një ndryshimi në ligjin "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar", si dhe të ratifikimit të konventës ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin"./a.s/
KOMENTE