Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Meksi: Shkurtimet e buxhetit, pasojë e abuzimit të qeverisë me mitingje
English

PS, Meksi: Shkurtimet e buxhetit, pasojë e abuzimit të qeverisë me mitingje

Tiranë, 15 korrik, NOA – Ndërsa ekspertët e ekonomisë në Partinë Socialiste i binin kambanave të alarmit për krizën ekonomike qysh para zgjedhjeve të 28 qershorit, mbi papërgjegjshmërinë fiskale të qeverisë, si rritja e shpenzimeve ndërsa të ardhurat uleshin; thellimi i borxhit dhe tejkalimi i kufijve të defiçitit; ndërprerja e marrëveshjes me FMN-në në kulmin e krizës financiare globale, mazhoranca në pushtet kishte vetëm një qëllim, fitoren e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit.

Mbi këtë temë foli sot në seancën plenare të kuvendit deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila deklaroi se PS, ka kërkuar në permanente “kthimin në normalitet” të politikave të papërgjegjshme të qeverisë, që çuan në rritjen e pakontrolluar të defiçitit buxhetor e borxhit publik, që tashmë Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se “ nuk mund të normalizohen në një ditë”.

Ermelinda Meksi theksoi ndër të tjera se “PS ka kërkuar më shumë vëmendje për të parashikuar efektet në remitanca dhe bilancin e llogarisë kapitale, ndërsa mazhoranca përmendet sot papritur nga euforia, që e kish kapluar dhe kërkon rishikim të buxhetit”.

Sipas Meksit ky veprim i qeverisë sot është i vonuar dhe shqiptarët duhet ta dinë se gjendja e sotme e ekonomisë edhe për këtë arsye ka sjellë një kosto shtesë, më e madhe se ajo e krizës globale, si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit, pasi mazhoranca lejoi shpenzime pa logjikë ekonomike.

Deputetja e PS-së, renditi në këtë kontekst projektet pa limit të kostos totale e deri te shpenzimet për mitingjet e festat, që sipas saj, sollën pasojat e pashërueshme për buxhetin dhe ekonominë e vendit, duke e detyruar qeverinë të propozojë shkurtime në investimet publike.

Në kontekstin e investimeve, Meksi tha se “Këto shkurtime do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë publike dhe pjesën e saj në PBB, ekonominë reale dhe atë private që mund të kontraktohej për realizimin e këtyre shpenzimeve”.

Sipas saj papërgjegjshmëria e qeverisë bëri që të rriten jo në mënyrë reale të ardhurat, të cilat u rritën me 60m miliardë shtesë.

Meksi shtoi ndër të tjera se ministri i Financave Bode dhe kryeministri Berisha ndoqën rrugën e rritjes së shpenzimeve, ndërkohë që ulën të ardhurat, duke harxhuar miliona euro për bileta avioni, hotele luksi e honorarë për udhëtime turistike alla-diplomatike deri në Azi dhe duke ulur investimet në ekonominë reale nga ana tjetër.

“Kjo politikë dritëshkurtër vërtetoi konkluzionet e studiuesit të mirënjohur të ekonomisë liberale Ludvig fon Misis, që thoshte se “Nëse politikat makroekonomike janë dizenjuar të stimulojnë ekonominë para zgjedhjeve ato do të rrisin koston për rritjen e papunësisë dhe inflacionit pas zgjedhjeve dhe recensioni do ndjekë në mënyrë të rregullt paskëtaj zgjedhjet”, deklaroi nga foltorja e kuvendit deputetja Meksi.

Ajo analizoi ndër të tjera edhe dukuritë e zhvillimit ekonomik për 2009-ën, ku u ndal në situatën buxhetore e karakterizuar nga një rritje e madhe e shpenzimeve buxhetore, në periudhën parazgjedhore. Sipas deputetes socialiste kjo praktikë qeverisëse që injektoi ekonominë me investime vetëm për inaugurimet zhurmëmëdha të periudhës zgjedhore është forma më abuzive e veprimtarisë reale të qeverisë, një situatë që po vijon të realizohet edhe këtë vit, kur të ardhurat shoqërohen me mosrealizime të theksuara që detyruan në uljen e investimeve.

mit/NOA

KOMENTE