Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzohet kandidatura e Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë
English

Rrëzohet kandidatura e Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 15 korrik, NOA – Sikundër ndodhi një javë më parë me kandidaturën e Sokol Çomos, Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kandidaturën e Vexhi Muçmatës për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, mbi nismën e PD-së, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Masakrën e Tivarit, ndodhur ndaj rekrutëve shqiptarë nga Kosova, opozita është larguar nga salla e kuvendit, ndërsa do të miratohej me votim nominal dekreti i Presidentit për anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Vexhi Muçmataj.

Kandidatura e VeXhi Muçmatës sikundër pritej u rrëzua, me 65 vota kundër, katër kundër dhe 3 abstenim.

Në këtë votim morën pjesë 72 deputetë.

Pro Vexhi Muçmatës, sikundër ndodhi edhe me anëtarin Sokol Çomo, kanë votuar deputetë nga LSI, si Dritan Prifti, Nasip Naçi, Lefter Koka, dhe kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi.

Ka abstenuar edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri.

mit/NOA

KOMENTE