Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Merkel Kërkon Zbardhjen E Vrasjes Së Një Militanteje Ruse Për Të Drejtat E Njeriut
English

Rusi - Merkel Kërkon Zbardhjen E Vrasjes Së Një Militanteje Ruse Për Të Drejtat E Njeriut

EKATERINBURG (Rusi), 15 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot në Ekaterinburg zbardhjen e vrasjes një vit më parë të militantes ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, që ngjalli irritim në botë. Duke u shprehur para një forumi të ndërmarrjeve ruse dhe gjermane ku merrte pjesë dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, kancelarja gjermane këmbënguli mbi rëndësinë e madhe të çështjes Estemirova duke përmendur shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut. "Përsa i përket kësaj çështjeje, është e rëndësishme të vazhdojë puna për zbardhjen e vrasjes së militantes ruse Estemirova'', deklaroi Merkel, ndërkohë që kolegët e ish-përfaqësueses të OJQ-së ''Memorial në Çeçeni'' frikësohen se kjo çështje nuk do të zbardhet kurrë. Sipas OJQ-së, hetuesit identifikuan vetëm një të dyshuar, Alkhazour Bachaiev, një rebel islamik, i cili u vra vjeshtën e kaluar dhe injoruan të gjitha pistat e tjera pavarësisht premtimeve të presidentit Medvedev./ /ec/ a.jor.
KOMENTE