English

Shkodër, arrestohet 42 vjeçari, në bagazh i gjejnë 24 kg Canabis Sattiva

Shkodër, 15 korrik, NOA – Në kulm të luftës së policisë kundër trafikut të drogës, një ish i dënuar më parë për trafikim mjetesh motorike, arrestohet në Shkodër, pasi i gjejnë në bagazhin e makinës Canabis Sattiva.

Kështu ndodhi mbrëmjen e shkuar, me 42 vjeçarin nga fshati Shtoj i vjetër në qytetin e Shkodrës.

Ai u arrestua mbrëmë rreth orës 20.00 nga policia e qarkut të Shkodrës si rezultat i një operacioni të ethshëm për goditjen e krimit dhe luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë hyrjes në Koplik të Malësisë së Madhe, policia kreu një kontroll në bagazhin e automjetit të tij tip Benz me targa SH 0381, ku u gjetën dhe bllokuan 24 Kg, pako të vendosura në qese plastike, që dyshohen të jenë lëndë narkotike Canabis Sattiva.

Agim Gurraj akuzohet tashmë për prodhim dhe shitje narkotikësh, dhe ndiqet penalisht nga prokuroria e Shkodrës.

mit/NOA
KOMENTE