Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Arrestohet Një 23- Vjeçar I Dyshuar Për Vrasje
English

Shkoder: Arrestohet Një 23- Vjeçar I Dyshuar Për Vrasje

SHKODËR, 15 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Një 23 vjeçar nga Shkodra u arrestua sot si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi një javë më parë në këtë rreth. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bënë të ditur se "Gjokë Çukaj 23 vjeç u arrestua, pasi akuzohet se është autor i vrasjes me armë zjarri për motive të dobëta i 62-vjeçarit Ndoc Prroj, pak ditë më parë në fshatin Kasnec të komunes Pult". Sipas policisë, që po heton mbi ngjarjen, ndalimi i 23 vjeçarit u bë i mundur pas negociatave me familjarët e tij, duke e bindur që të vetëdorëzohet bashkë me armën, me të cilën mendohet se ka kryer krimin. Faktikisht, autori i dyshuar i ngjarjes ishte shpallur në kërkim që prej disa ditësh nga policia, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm sot. Çështja i kaloi për hetime të metejshme prokurorisë së rrethit të Shkodrës. /a.m//a.ke/
KOMENTE