Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Bukuroshet E Miss Earth Albania 2010, Vizite Ne Qytetin Verior
English

Shkoder: Bukuroshet E Miss Earth Albania 2010, Vizite Ne Qytetin Verior

SHKODËR, 15 Korrik/ATSH-G. Marku/ .- Bukuroshet e Miss Earth Albania 2010, konkursi i të cilat për herë të parë do te zhvillohet në Shqipëri, kanë qënë sot mysafire në qytetin e Shkodrës. Të shoqëruar nga organizatorët e këtij aktiviteti, si dhe nga përfaqësues të agjencive mjedisore që mbështesin konkursin e bukurisë në Shqipëri, pjesëtaret e këtij konkursi, pasi kanë bërë një xhiro në rrugën kryesore të Shkodrës, gjatë një konference për shtyp të organizuar në hollin e teatrit "Migjeni" i kanë bërë jehonë rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit, si dhe sensibilizimin e komunitetit rreth kësaj fushe. "Shkodra ka një mjedis të larmishëm. Dhe, në këtë kuadër, unë do të dëshiroja të paraqisja mbështetjen e agjencisë së mjedisit dhe të pyjeve për një përformacë sa më të mirë të tyre", tha Etleva Canaj, drejtoreshë e mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi me bukuroshet e Miss Earth Albania, do të ndikojë drejtpërdrejtë në sensibilizimin e komunitetit për një mjedis sa më të pastër. Ndërsa drejtori rajonal i mjedisit në prefekturën e Shkodrës, Lilian Idrizi, theksoi se "më vjen mirë që është përzgjedhur Shkodra si pjesë e këtij projekti, një qytet që ka resurse mjedisore, lumore, detare, malore, etj." Ndërsa, mbajtësja e kurorës së Miss Earth Albania, Suada Saliu, tha se gjatë të gjithë periudhës së mbajtjes së kurorës nga ana e saj, është përpjekur maksimalisht që të promovojë dhe sensibilizojë lëvizjen mjedisore kudo nëpër Shqipëri. /a.ke/
KOMENTE