English

Shkoder- Kronika- Shkurt - Atsh, 15 Korrik

Policia: Aksion kundër lojrave të fatit të kundraligjshme Mbi 19 aparatura elektronike, që shpërbenin si makina lojrash fati, u sekuestruan sot në një operacion të organizuar nga Sektori i Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër. Sipas policisë, këto aparatura u bllokuan në dy qendra private në Shkodër, që zhvillonin lojra fati në mënyrë të kundraligjshme. Ndërkohë që personat e dyshuar për zhvillimin e kësaj veprimtarie u paditën në Prokurori. /G.Marku/ Arrestohet 40 vjeçari, akuzohet për falsifikim dokumentesh Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan sot shtetasin Ilir Qati, 40 vjeç, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh, pasi Gjykata e Rrethit Shkodër ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë së "Arrestit me burg" për vepren penale të "Fallsifikimit të pasaportave, vizave ose letërnjoftimeve". /G.Marku/ /a.m///n.m/
KOMENTE