Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazh - Amerikanët Të Ndarë Lidhur Me Strategjinë E Obamës Në Afganistan
English

Sondazh - Amerikanët Të Ndarë Lidhur Me Strategjinë E Obamës Në Afganistan

N UASHINGTON, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Rreth 44 për qind e amerikanëve nuk e mbështesin qasjen e presidentit Barack Obama lidhur me situatën në Afganistan, përqindje gjithmonë e në shtim që prej pranverës, sipas një sondazhi të realizuar kohët e fundit nga televizioni amerikan 'CBS'. Bëhej fjalë për 37 për qind të cilët nuk e mbështesnin politikën e tij në Afganistan në një sondazh paraardhës të realizuar po nga televizioni 'CBS' në muajin maj. Rreth 43 për qind e individëve të pyetur vazhdojnë të mbështesin politikën e Obamës në Afganistan, ndërkohë që gjatë muajit maj niveli i kësaj mbështetjeje arrinte në mbi 44 për qind. Por përqindja e personave të pavendosur lidhur me këtë çështje u ul në nivelin 13 për qind kundrejt 19 për qind që ishte regjistruar gjatë muajit maj. Pjesa më e madhe e të anketuarve u shprehën se lufta po "ecën keq'', rreth 41 për qind për tyre, ndërsa "shumë keq" u përgjigjën 21, pothuajse dyfish më tepër krahasuar me 12 për qind të tyre që rezultonin në majin maj, ndërsa vetëm 29 për qind e të anketuarve u përgjigjën se zhvillimet në Afganistan duken "përgjithësisht të mira" për SHBA-në./ /i.p/
KOMENTE