Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Tirana, Ballafaqim I Vështirë Me Utrehtin Në Europa League
English

Sport-Futboll/ Tirana, Ballafaqim I Vështirë Me Utrehtin Në Europa League

\ - Bardheblutë eliminuan hungarezët e ZTE-së në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës - TIRANË, 15 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/. - Tirana, skuadra shqiptare me më shumë eksperiencë ndërkombëtare në Europë, do të jetë para një prove të vështirë përballë holandezëve të Utrehtit sot në orën 20:00, një skuadër me shumë ambicie në këtë kompeticion. Sipas asaj që ka deklaruar trajneri Sulejman Starova, në Holandë do të luhet me një formacion dukshëm mbrojtës. Kundër Utrehtit, Tirana (61 ndeshje në total në Evropë), do të luajë në portë me Ilion Likën, në mbrojtje me Lilën, Pashaj, Ahmataj, Sina dhe Metani, në mesfushë Lilaj dhe Karabeci. Në mesfushën e avancuar parashikohen Plaku dhe Hajdari dhe në sulm i vetëm do të jetë kroati Pero Pejiç. Ekipi më më shumë tituj në Shqipëri (44 trofe në tre kompeticonet shqiptare, kampionat, kupë e Superkupë) u kualifikua në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, pasi fitoi 1-0 në kohën shtesë me Zalaegerszegi TE, falë një goli të realizuar nga Erando Karabeci në minutën e 107-të, pasi më parë në të 90'+3, Sebino Plaku kishte humbur një penallti. Takimi i parë në "Qemal Stafa" kishte përfunduar në barazim pa gola. Për herë të fundit, Tirana ishte kualifikuar për në turin e dytë të një kompeticioni evropian, në edicionin 2006-2007, kur eliminoi në turin e parë të Kupës UEFA, kroatët e Vartesk Varazhdinit (1-1, 2-0), por u eliminuan në turin e dytë nga turqit e Kasejisporit (1-3, 0-2). Është hera e tetë për 24-herë kampionët e Shqipërisë që kalojnë një tur, kur për herë të parë e kanë realizuar në vitin 1987, kur eliminuan në turin e parë të Kupës së Kupave, Dinamon e Bukureshtit (2-1, 1-0), përpara se të eliminoheshin nga suedezët e Malmoes(0-0, 0-3). Në Ligën e Evropës këtë edicion morën pjesë tri skaudra shqiptare, Tirana, Besa e Kavajës (fituesja e Kupës së Shqipërisë do të sfidojë gjigantët grekë të Olimpiakosit të Pireut) dhe Laçi, i eliminuar në turin e parë eliminator nga bjellorusët e Dnepr Mogilev (barazoi 1-1 në Durrës, humbi 4-1 në Mogilev)./s.s./
KOMENTE