English

Sport-Merkato/ Xhevahir Sukaj, Kontratë 3 Vjeçare Me Nk Zagreb

TIRANË, 15 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Xhevahir Sukaj transferohet tek skuadra kroate e NK Zagreb. Sulmuesi shkodran ka nënshkuar një kontratë trevjeçare me skuadrën kroate, ku të do përfitoj 100 mijë euro në sezon. Sukaj pas rikthimit në Shkodër, ku ishte duke kaluar pushimet, pritej të firmoste për ekipin e vendlindjes Vllazninë. Sipas faqes zyrtare të skuadrës së NK Zagrebit, Sukaj ka firmosur për këtë skuadër duke zgjidhur përfundimisht dilemën që e shoqëronte për të ardhmen e tij. Për shkodranin Sukaj, skuadra e NK Zagreb do të jetë e pesta fanellë që do të veshë brenda këtyre viteve. Pas largimit nga Vllaznia, ai u transferua tek turqit e Haxhitepes, më pas kaloi tek Orduspor dhe sezonin e fundit ka luajtur në vendin e piramidave në Egjipt, tek skuadra e Ismail, për t'u transferuar përfundimisht për në Kroaci. Kampionati kroat ka qënë gjithmonë i pëlqyer për lojtarët shqiptare, shumë prej të cilëve, në vite kanë luajtur në të. /a.ke/
KOMENTE