Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet biznesmeni në Vlorë, dyshohen konflikte pronësie
English

Ekzekutohet biznesmeni në Vlorë, dyshohen konflikte pronësie

Vlorë, 16 Korrik 2010 NOA – Një biznesmen është vrarë në një atentat të pastër që ndodhi në orët e para të ditës së sotme raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Kaçandon Shehaj, 37 vjeç, lindur në Gumenicë dhe banues në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 01.30 të ditës së sotme, viktima Shehaj ishte duke parkuar automjetin e tij për tu futur në shtëpi, kur u qëllua me plumba të një arme zjarri.

Autori apo autorët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur, pasi i siguruan se 37-vjeçari kishte vdekur në garazh pranë makinës së tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se viktima, i shoqëruar para pak kohësh nën dyshimet për vjedhje të një automjeti dhe më pas lënë i lirë, prej disa vitesh merrej me biznesin e ndërtimeve.

Shehaj ka bërë ndërtime dhe ka të tjera në proces kryesisht në zonën e Plazhit të Vjetër, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Dyshimet bien mbi konflikte pronësie, por policia e Vlorës nuk dha detaje të tjera.

a.r/NOA

KOMENTE