Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë - Sekuestrohen 134 Kilogramë Kokainë Në Një Avion Që Vinte Nga Bogota
English

Francë - Sekuestrohen 134 Kilogramë Kokainë Në Një Avion Që Vinte Nga Bogota

PARIS, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Doganierët e aeroportit "Roissy" të Parisit sekuestruan në fillim të javës 134 kilogramë kokainë, me vlerë prej rreth tetë milionë eurosh, në dhomën e bagazheve të një avioni që vinte nga Bogota njoftoi sot Ministria e Buxhetit, duke u shprehur se ky është një rekord për këtë drogë. Ky zbulim u bë gjatë kontrollit të imtësishëm të një avioni që vinte nga Bogota. Investigimet e bëra me udhëtarët nuk kanë treguar asgjë, pas inspektimit të bagazheve nga doganierët. Ata zbuluan në një bagazh pa etiketë më tepër se 134 kilogramë kokainë, e vlerësuar në rreth tetë milionë euro në tregun e zi të rishitjes së narkotikëve, njoftoi ministria në një komunikatë. "Ky është sekuestrimi i tretë i kokainës brenda më pak se një muaji i realizuar nga shërbimet doganore franceze, me një sasi të përgjithshme prej më tepër se 1,9 tonësh kokainë dhe një humbje prej më tepër se 114 milionë eurosh për rrjetet kriminale", bëri të ditur ministria. Ministri i Buxhetit François Baroin theksoi se kjo është "sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar nga dogana në këtë aeroport". /I.Pu.
KOMENTE