English

Francë - Zjarrfikësit Në Protestë Kundër Reformës Së Pensioneve, Përleshje Me Policinë

PARIS, 16 korrik /ATSH-ANSA/ - Përplasje ndërmjet zjarrfikësve dhe forcave të policisë kanë ndodhur në Nisë gjatë manifestimit kundër reformës së pensioneve, një reformë thelbësore e presidentit francez Nicolas Sarkozy që parashikon rritjen e moshës ligjore për daljen në pension. Sipas njoftimit të prefekturës, dy zjarrfikës dhe tre agjentë policie janë lënduar gjatë përleshjeve. Pesë zjarrfikës janë shoqëruar nga policia. Ndërsa një tjetër është shtruar në spital. /e.v/
KOMENTE