Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inaugurohet në Gjirokastër zyra e informacionit turistik dhe inkubatori artizanal
English

Inaugurohet në Gjirokastër zyra e informacionit turistik dhe inkubatori artizanal

Gjirokastër, 16 Korrik, NOA – Programi i përbashkët i OKB-së për Kulturën dhe Trashëgiminë, financuar nga qeveria e Spanjës, mbështet vlerat kulturore të qytetit përmes përmirësimit të informacionit për vizitorët dhe forcimit të sektorit artizanal.

Sot, përmes një ceremonie të veçantë kryebashkiaku i Gjirokastrës, ambasadori i Spanjës, koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri dhe partnerë lokalë, marrin pjesë sot në inaugurimin e zyrës së re të Informacionit Turistik e cila ndodhet në mes të qendrës historike, në pjesën jugore të qytetit të Trashëgimisë Botërore.

Kjo ceremoni shënon përvjetorin e pestë të përfshirjes së Gjirokastrës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Bëhet me dijeni se Zyra e Informacionit Turistik do t’u shërbejë nevojave të vizitorëve vendas dhe atyre të huaj numri i të cilëve është në rritje në këtë qyteti historik i njohur si “qyteti i gurtë”.

Ndërkaq, një tjetër atraksion turistik i sapo hapur në pazarin e vjetër të Gjirokastrës është inkubatori artizanal, aty ku mjeshtërit e vjetër do t’i mësojnë brezit të ri teknikat artizanale sikurse edhe dyqanet artizanale që ekspozojnë suvenire tradicionale nga e gjithë Shqipëria të punuara me dorë.

Pozicionuar në shtëpinë tradicionale të Omaratëve, që përfaqëson një ndërtesë historike e rinovuar me mbështetjen e Programit të Përbashkët të OKB-së për Kulturën dhe Trashëgiminë për Zhvillim Social dhe Ekonomik, inkubatori i artizanëve është ndërtuar në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, OJQ e cila punon për të ruajtur, rivitalizuar dhe promovuar qytetin historik të Gjirokastrës.

“Kultura dhe Trashëgimia e Shqipërisë janë vlera të rëndësishme që ndihmojnë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Hapja e Zyrës së Informacionit Turistik të Gjirokastrës dhe inkubatorit të artizanëve, sot në përvjetorin e pestë të përfshirjes së qytetit ne listën e vendeve të trashëgimisë botërore, gjithçka kontribuon për t’i bërë qendrat kulturore të rajonit të frekuentueshme, vende të gjalla dhe emocionuese duke ofruar eksperienca edukative dhe kulturore për vizitorët dhe një burim të qëndrushëm të ardhurash për komunitetin vendas”, tha Gülden Türköz Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE