English

Japoni - Të Paktën Pesë Të Vdekur Dhe Tetë Të Zhdukur Nga Shirat E Rrëmbyeshëm

TOKIO, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë rezultuan të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë këtë javë pjesën perëndimore të Japonisë, pas zbulimit të një gruaje me djalin e saj nën gërmadhat e shtëpisë së tyre nga rënia e shkëmbinjve. "Kemi arritur të gjejmë një grua dhe djalin e saj, por ata kanë humbur jetën në spital'', deklaroi një zyrtar i policisë në prefekturën Shimane. ''Fëmija tjetër e familjes, një vajzë 11-vjeçare arriti të nxirret e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë, ku ndodhej mamaja e saj 37-vjeçare dhe vëllai shtatë vjeç'', theksoi policia. Autoritetet janë në kërkim të tetë personave të zhdukur në Shimane, Hiroshima dhe në prefekuturën Gifu./ /ec/ a.jor.
KOMENTE