Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, fillimisht Drenthe më pas Krasiç
English

Juventus, fillimisht Drenthe më pas Krasiç

Torino, 17 Korrik NOA 2010 - Në qoftë se e gjithë vëmendja e merkatos së Juventusit është përqendruar tek sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, mund të themi se objektivat tashmë kanë ndryshuar dhe ajo për të cilën ka më shumë nevojë ky ekip është përforcimi në krahët e mbrojtjes dhe të mesfushës.

Kështu, drejtuesit bardhë e zinj kanë hedhur sytë tek 23-vjeçari i Realit të Madridit, Royston Drenthe.

Holandezi, i cili vështirë se do të gjejë vend tek Reali i Murinjos, është hedhur në merkato dhe Juventus për këtë arsye po mendon ta sjellë lojtarin në Torino.

Ai mund të mbulojë mjaft mirë rolin e mbrojtësit të krahut tek bardhë e zinjtë, por gjithashtu mund të luajë dhe në krah të mesfushës.

Kështu, në qoftë se kjo marrëveshje do të përfundojë me sukses, të paktën siç bëhet e ditur nga shtypi italian, objektivi kryesor i Juventusit, më pas do të jetë Milos Krasiç, i cili shihet nga “Zonja e Vjetër”, si pasardhësi ideal i Pavel Nedved. r.b/NOA

KOMENTE