Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Të Gatshëm Për Të Përfituar Nga Përvoja E Osbe-Së Për Lirinë E Shtypit
English

Meta:Të Gatshëm Për Të Përfituar Nga Përvoja E Osbe-Së Për Lirinë E Shtypit

TIRANE, 16 Korrik/ ATSH, A.Gegvataj/ - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Kazakistan u takua sot me Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Dunja Mijatovic. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi Shefi i diplomacisë shqiptare vlerësoi punën e rëndësishme që kryen ky institucion në drejtim të zbatimit të angazhimeve të OSBE-së në fushën e lirisë së shtypit. Ai shprehu gadishmërinë e institucioneve shqiptare për të përfituar nga përvoja e zyrës së OSBE-së për Lirinë e Shtypit, në procesin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar në fushën e medias, sipas standardeve të BE-së. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë dhe Shtypin Dunja Mijatovic, pasi nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë me institucionet shqiptare dhe aktorët e ndryshëm të medias në vend, shprehu angazhimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, me qëllim rritjen e standardeve të shtypit të lirë. Zv.kryministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ndodhet në Almati, Kazakistan, ku po zhvillohen punimet e mbledhjes informale të Këshillit Ministerial të OSBE-së./a.s/
KOMENTE