Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Thellim Të Marrëdhënieve Mes Shqipërisë Dhe Kazakistanit
English

Meta:Thellim Të Marrëdhënieve Mes Shqipërisë Dhe Kazakistanit

TIRANE, 16 Korrik/ ATSH, A.Gegvataj/. - Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta u prit sot në Almati nga sekretari i Shtetit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Kanat Saudbayev. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur, se biseda e dy diplomatëve u përqendrua në mundësitë e rritjes dhe institucionalizimit të kontakteve mes dy vendeve, me qëllim thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, në veçanti në sektorin ekonomik, investimet dhe turizëm. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Meta tha se "ekziston potenciali për t'i avancuar më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kazakistanit përmjes shkëmbimit të vizitave zyrtare në nivelet më të larta, nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe në fushën e nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve, heqjes së taksimit të dyfishtë, si dhe një protokoll të posaçëm mes ministrive të Punëve të Jashtme". Shefi i diplomacisë shqiptare e informoi Saudbayev rreth zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar se kjo i ka kontribuar rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Ai kërkoi mbështetjen e Kazakistanit për aderimin e Kosovës në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri i Jashtëm i Kazakistanit i priti me interes propozimet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shprehur gadishmërinë për të marrë në konsideratë kërkesën për aderimin e Kosovës në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Të dy ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në planin e organizatave ndërkombëtare./a.s/f.n/
KOMENTE