English

Mjekësi - Gratë Kanë Kujtesë Më Të Fortë Se Burrat

LONDËR, 16 korrik /ATSH-MIA/ - Një studim i Universitetit të Kembrixhit në Londër vërtetoi se gratë kanë kujtesë më të fortë se burrat, njoftoi sot gazeta angleze ''The Daily Telegraph''. Sipas studimit, janë testuar deri tani rreth 4 500 persona, ndërsa pritet që numri i tyre të shkojë në 10 000. Studimi është kryer me gra dhe burra të moshës 48-90 vjeç dhe sipas rezultateve të para, pavarësisht nga mosha, gratë kanë pasur rezultate më të mira. Gratë kanë dhënë deri në 4,5 përgjigje të gabuara më pak se meshkujt e së njëjtës moshë. "Edhe pse studime të tilla mbi sekset janë bërë edhe më parë, është hera e parë që bëhet kaq masiv, ku përfshihen rreth 10 000 persona", shpjegon Andrew Blackwell, një nga studiuesit. Sipas tij me anë të këtij studimi do arrihet të zbulohet nëse kujtesa e një personi në një moshë të caktuar është normale apo vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje të kaluar./ a.jor.
KOMENTE