Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalet përkohësisht derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës
English

Ndalet përkohësisht derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Uashington, 16 Korrik, NOA – Pas tre muajve ndotje të detit me naftë në zonën e Gjirit të Meksikës, për herë të parë është shënuar një bllokim i derdhjes së saj.

Kështu, ekspertët e kompanisë britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium” kanë arritur që të bllokojnë vrimën nga e cila shkaktohet derdhja e naftës.

Vrima e derdhjes së naftës në thellësi prej 1.500 metrash është mbyllur në tërësi, të paktën përkohësisht.

Por ende është e paqartë nëse vrima do të mbetet e mbyllur në tërësi, për shkak të presionit të madh.

Por gjithsesi, ende kjo zgjidhje konsiderohet si kalimtare ndërsa mbyllja përfundimtare pritet pas testeve të shumta që priten deri në gusht.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, kompania “British Petrolium” ka tentuar ta bllokojë derdhjen e naftës në zonën e Gjirit të Meksikës, por nuk ka mundur dot.

n.e/NOA

KOMENTE