Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama Dënon Atentatin E Tmerrshëm Kundër Një Xhamie Në Iran
English

Obama Dënon Atentatin E Tmerrshëm Kundër Një Xhamie Në Iran

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama e dënoi ashpër sot atentatin e tmerrshëm kamikaz kundër një xhamie shiite që ndodhi dje në juglindje të Iranit dhe që shkaktoi 27 të vdekur. "I dënoj me forcë atentatet e tmerrshme kundër një xhamie në jug të Iranit", deklaroi Obama në një komunikatë. "Vrasja e civilëve të pafajshëm në një vend kulti është një krim i pafalshëm dhe ata që e kanë kryer duhet të përgjigjen", shtoi ai. Atentati u mor përsipër nga grupi ekstremist sunit Jundallah, i cili u shpreh se donte të godiste Gardianët e Revolucionit, ushtria ideologjike e regjimit iranian. Atentati, që shkaktoi edhe 250 të plagosur, ndodhi në xhaminë Jamia, në Zahedan, kryeqendra e provincës Sistan-Baluçistan, ku grupi Jundallah (ushtarët e Allahut) zhvillon që prej 10 vjetëve një kryengritje të armatosur. /I.Pu.
KOMENTE