Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të premten: Gazeta "Shqip" VOTË KUNDËR E DY ALEATËVE NË KUVEND Dekretet e Presidentit për anëtarin e Gjykatës së Lartë "ndajnë" kryeministrin nga 3 ministra të kabinetit dhe aleatët LSI-PR. Socialistët ngrenë akuza për afera korruptive të ministrave. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Ligji i ri/Ulje pagash, largim të stafit të kualifikuar. - Dukati si Hamallaj, mbledh Kuvendin e madh për pronat. Gazeta "Panorama" 320 TË MASHTRUAR/PIRAMIDA 1.3 MILION EURO, LIROHEN KRERËT Reagon Prokuroria/Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit kanë liruar nga burgu dy persona të akuzuar nga Prokuroria si krijues të një skeme të mirëfilltë piramidale, e cila ka vjedhur 320 biznesmenë nga Tirana dhe nga rrethet. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rikthehet në Kuvend ligji që kundërshtoi NATO e SHBA, gati shkarkimi i kreut të SHISH. - Prifti: Rama 3 mijë euro në ditë për substancën që thith me hundë. Gazeta Shqiptare RAMA:PYETJET E MIA PËR PRIFTIN E SALIUT Eksluzive/Pas akuzave të ministrit Dritan Prifti për shtëpitë dhe drogën flet kreu i PS-së. "Në atë shifrim me 200 shtëpi, seks e drogë Prifti ishte çingija e sapongritur në prehrin e Berishës. I kam premtuar tim biri që do e kërkoj të vërtetën deri në fund". Tituj të tjerë të gazetës: - Aksidentohet Damir Fazlliç, bie në Kroaci çarteri i nisur nga Tirana. - Pronat, për 8 mijë dosje skadon afati ligjor i AKKP-së. Gazeta "Koha Jonë" PRIFTI: RAMA JE DROGAXHI, MOS E FSHIH SEKSUALITETIN Debat i ashpër në Kuvend. Prifti akuzon Ramën se paguan çdo ditë 3 mijë euro "për të thithur". Sulmon dhe Ballën: Le miliona në kazino. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Masakra e Tivarit, LSI nuk voton komisionin hetimor. Gazeta "Shekulli" RUÇI-PATOZI, SOT TAKIMI PËR DRAFT-REZOLUTËN Dy negociatorët pritet që të takohen sot, do të nisin punën për një rezolutë me pikat që kanë rënë dakort. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Banda e Durrësit, të pandehurit marrin në pyetje dëshmitarët. - Gjykata e Lartë/PD rrëzon edhe Vexhi Muçmatën. Gazeta "55" BESIMI I BANKËS BOTËRORE TE SHQIPËRIA I JEP ASAJ 420 MILION $ INVESTIME Bordi i BB ka miratuar strategjinë e re të partneritetit me Shqipërinë, ku në kundërshtim me klimën mosbesuese në të cilën endet ekonomia europiane, i akordon qeverisë "Berisha" një tjetër fond investimesh në vlerë 420 milion dollarë. Tituj të tjerë: - Vizat/Misioni faktmbledhës mbyll inspektimin në terren. Gazeta "MAPO" ERION VELIAJ/BETEJA ME LOBUESIT E BERISHËS NË STRASBURG Tituj të tjerë të gazetës: - Aksidenti ajror, Fazlliç në bordin e çarterit. - Përçarja e dytë, LSI refuzon PD-në për hetimin e Tivarit. Gazeta "Rilindja Demokratike" RAMA 3 MIJË EURO ÇDO DITË PËR NJË TË THITHUR NGA HUNDA Kreu i PS-së pronar i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, vila në Durrës dhe qytete të tjera. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - BE prezanton në muajin shtator raportin për heqjen e vizave. - Bashkia-Tiranë, institucioni më i korruptuar në 500 vitet e fundit. Gazeta "Integrimi" TELEMEDICINA, I PARI PROJEKT MADHOR SHËNDETSOR NË VEND Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Shezai Rrokaj: Për reformat nevojitet konsensus i gjerë. - Dritan Prifti: Të hetohet pasuria ime dhe ajo e Edi Ramës. Gazeta "Zëri i Popullit": NUK NDALET PRIFTI, MINISTRI 400 METËR KATRORË NË ZONËN LUKS TË TIRANËS /a.s/
KOMENTE