Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 16 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" -NDARJA NË FJALOR - Mundësia e ndarjes së Kosovës vazhdon të mbetet një opsion permanent nën tavolinë. Beogradi po planifikon ta promovojë këtë ide edhe nëpër qendrat evropiane, për ta nxjerrë më vonë si temë në bisedat eventuale me Kosovën. Zyrtarët në Prishtinë vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm. Tituj të tjerë: -Gjergji kërcënon - Gjergj Dedaj i ka shpallur luftë Hashim Thaçit. Ai thotë se tash është momenti për t'i thënë ato që i ka heshtur për 11 vjet. "Kur ky njeri dëshiron të ma marrë fytyrën mua dhe t'i lajë duart me gjakun tim, atëherë do të ketë shumë telashe me mua, personalisht Hashim Thaçi", thotë Dedaj. -Vala e bastisjes në PTK - Të enjtjen, vala e hetimeve e mori PTK-në. Në tetë vende të ndryshme, EULEX bastisi dhe konfiskoi dokumente e kompjuterë. -Po, në parim për Prishtinën -Greva e gazetarëve -Kandidatura në rrezik për OEK "Koha Ditore" EULEX-i BASTIS PTK-në, HAXHA NJËRI NGA TË DYSHUARIT - Nisin edhe zyrtarisht hetimet në Postë-Telekomin e Kosovës Tituj të tjerë: -Beogradi e do veriun e Kosovës për vete -Thaçi: Pas GJND-së, njohje të reja dhe integrim -Shkarkohet zëvendësministri i sapoemëruar Dedaj -Tolaj: Presidenti e kryeministri po më hakmerren -Diskutohen me ambasadorët e Quintit hapat pas GJND-së -UP-ja hap sot dyert për regjistrimin e studentëve "Tribuna shqiptare" EULEX SHTRIHET EDHE NË PTK - Bastisje edhe në institucione tjera të Kosovës Tituj të tjerë: -Kredi për hekurudhën Tiranë-Prishtinë - Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se qeveria e tij është duke bërë të gjitha përpjekjet për të mundësuar financimin e linjës hekurudhore, që do të lidhë Tiranën me Prishtinën. -Reagimet para mendimit të GJND-së - SHBA-të kërkojnë bashkërendim -30 njohje pas GJND-së -Tiranë - Ndahen për Tivarin -Prishtinë- Largohet sërish Dedaj -Shkup - Kërkojnë dorëheqjen e Todorovit "Bota Sot" QËNDRIMI I ICO-së, NEUTRAL DHE I DËMSHËM PËR VERIUN - ICO-ja nuk mund të jetë neutrale Tituj të tjerë: -EULEX-i heton miliona euro, humbje të PTK-së - Policia e EULEX-it bastis PTK-në dhe tetë lokacione tjera -Bankat e huaja, 3 miliardë euro kredi për qeverinë shqiptare - Rruga Tiranë-Prishtinë financohet nga banka gjermane -Pas opinionit të GJND-së nuk ka më "mbikëqyrje" të pavarësisë - Kryeministri Thaçi optimist -Server: Pas GJND-së Kosova të sigurojë rreth 100 njohje - Editoriali "Zëri" DHUNË PËR T'I NXITUR BISEDIMET - Serbia vlerësohet se i nxit incidentet në Mitrovicë për ta ngritur veriun si çështje më vete në bisedime Tituj të tjerë: -Bastiset PTK-ja e Dr. Haxhës! -Qeveria demanton Haxhën -Miratohet në parim Projektligji për Prishtinën -Dedaj shkarkohet dy ditë pas emërimit -GJND-ja test i madh për Kosovën -Editoriali - Oda politike! "Infopress" HAXHA AKUZON ISH-MENAXHMENTIN E PTK-së Tituj të tjerë: -Prishtina bëhet me ligj -Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA dhe BE duhet të koordinojnë përpjekjet për Kosovën pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë -GJND-ja do ta vulosë pavarësinë -Thaçi u thotë jo të korruptuarve në Qeveri -Jaksiq do kthimin e forcave serbe në veri "Kosova Sot" EULEX-i BASTISI PTK-në Tituj të tjerë: -Klinton kërkon koordinim ndërkombëtar pas GJND-së -Tolaj, "i kam 9 mijë euro tatim të papaguar" -Prokuroria e Qarkut në Prishtinë nuk garanton cilësi në hetimin e lëndëve -30 shtete mund ta njohin Kosovën -Editoriali - EULEX-i në aksion "Epoka e Re" HETIME DHE SPEKTAKËL - Hetohet PTK-ja, Haxha s'e arsyeton spektaklin e EULEX-it Tituj të tjerë: -Thaçi: I kursyem 400 milionë euro -Pas GJND-së përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë "Lajm" SHËN SAVA BLLOKON LIGJIN PËR DEKORATAT - Përfaqësuesit e Komisionit për Komunitete të Kuvendit të Kosovës kanë propozuar që, krahas dekoratave me emrin e Adem Jasharit dhe me emrat e heronjve të tjerë të kombit, të futen edhe dekorata me emrin e Shën Savës dhe të Vuk Karaxhiqit. Këto propozime janë të papranueshme për deputetët shqiptarë Tituj të tjerë: Pas GJND-së, 30 njohje për Kosovën -Lufta e Azem Galicës më e madhe sesa legjenda për të -Përfaqësuesit e Kuintit takuan lidershipin e Kosovës -Stabiliteti i BE-së varet nga Ballkani -Telenovela e 20-përqindëshit /a.ke/
KOMENTE