Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Tritan Shehut: Tellalli i Berishës ndoshta është pjesë e aferave korruptive në shëndetësi
English

PS, Tritan Shehut: Tellalli i Berishës ndoshta është pjesë e aferave korruptive në shëndetësi

Tiranë, 16 korrik, NOA – “Tellallët e Berishës nuk fshehin dot pasurimin korruptiv të ministrave”.

Kjo është një nga të shumtat deklarata të selisë rozë kundër pasurimit në mënyrë korruptive të anëtarëve të kabinetit Berisha, duke iu referuar pasurimit të ministrave Dritan Prifti dhe Petrit Vasili, që të dy, pjesë të LSI-së.

Deputeti i PS-së, Artan Gaçe tha se “Sot pamë tellallin e rradhës të Sali Berishës, Tritan Shehun që interesohej për tregjet e Tiranës. Por, përpara se të merret me tregjet e Tiranës, ky zotëri duhet të shpjegojë se ç’po ndodh me tregjet e familjes së Sali Berishës”.

Deputeti i PS-së, theksoi se si mund të shpjegohet pasurimi i ministrit të Ekonomisë me plot 1,8 milion euro në vitin e krizës ekonomike.

Gaçe iu referua ndërkaq edhe lidhjes së Dritan Priftit me Petrit Vasilin, sa i përket shitblerjes së aksioneve të kompanive farmaceutike, ku një ministër është shitës aksionesh dhe tjetri blerës.

Sipas PS-së, kjo dëshmon se ndoshta edhe Tritan Shehu është i përfshirë në afera korruptive në shëndetësi dhe tani që po bie erë e fortë korrupsion, ka vendosur të hidhet në sulm.

mit/NOA
KOMENTE