English

Sekuestrohen në Linzë 9 kg Cannabis Sattiva, në kërkim trafikuesi

Tiranë, 16 korrik, NOA - Sekuestrohet në Linzë, të Tiranës 9 kg Cannabis Sattiva, shpallet në kërkim një shtetas, posedues dhe shpërndarës i saj.

Në aksionin e gjithësishëm të policisë së shtetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike, oficerët e policisë kundër narkotikëve nisën dje në mesditë procedimin penal kundër 26 vjeçarit nga Lushnja, Lulzim Bashkim Tabaku.

Pas mbledhjes së informacioneve në rrugë operative, specialistët e policisë sekuestruan dje në Linzë, një sasi prej 9 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiava.

Kjo lëndë u sekuestrua në automjetin e tip “Benz”, me targa LU 9473 B në pronësi të Lulzim Tabakut.

Policia sekuestroi si provë kundër tij nëntë kg bimë të dyshuar Cannabis Sattiva; automjetin tip “Benz” me targa LU 9473 B dhe një kartë identiteti dhe një patentë.

Policia po punon intensivisht për arrestimin e pronarit të makinës, Lulzim Tabaku, ku u gjet droga e sekuestruar.

Ndaj tij është ngritur padia penale për prodhim dhe shitje narkotikësh.

mit/NOA

KOMENTE