Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohet Në Linzë 9 Kg Kanabis Sativa, Në Kërkim 26 Vjeçari
English

Sekuestrohet Në Linzë 9 Kg Kanabis Sativa, Në Kërkim 26 Vjeçari

TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.-Një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis sativa, u sekuestrua dje në Linzë të Tiranës, në automjetin e një 26 vjeçari, i identifikuar si poseduesi i lëndës narkotike, person i shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, sasia e drogës, që u gjet në automjetin tip "Benz", me targa LU 9473 B, ishte në pronësi të shtetasit Lulëzim Tabaku. Materialet hetimore në ngarkim të 26 vjeçarit Tabaku, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes. Në prangat e Policisë, ka përfunduar mbrëmjen e së enjtes dhe shtetasi Sebastjan Gjoni, për të cilin Policia tha se dyshohet të ketë vjedhur një sasi të konsiderueshme karburanti në serbatoret e katër kamioneve të parkuar në një pikë shitjesh inertesh në pronësi të një shtetasi./m.sh/f.n/
KOMENTE