Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal me bastet e Botërorit, arrestohen 5000 të dyshuar në disa shtete
English

Skandal me bastet e Botërorit, arrestohen 5000 të dyshuar në disa shtete

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku – Të paktën pesë mijë persona kanë përfunduar në pranga në një superoperacion që udhëhoqi Interpoli qendror, duke dashur të ndëshkojë sa më shumë njerëz që janë përfshirë në bastet për ndeshjet e Botërorit që sapo ka përfunduar.

Aksioni policor është zhvilluar në mënyrë të njëkohshme, paralelisht në disa shtete, kryesisht aziatike.

“Më tepër se 5 mijë persona janë arrestuar nga Interpol për baste të paligjshme të vëna për ndeshjet e botërorit në Kinë, Malajzi, Tailandë dhe Singapor”, konfirmoi zyrtarisht nga Lioni i Francës, Jean-Michel Louboutin, Drejtori Ekzekutiv i Interpol.

Kreu i Interpol - Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, ka deklaruar se janë bllokuar rreth 800 pika ilegale të grumbullimit të basteve, në të cilat kanë qarkulluar më shumë se 155 milionë dollarë amerikanë.

“Këto para dyshohet të kenë prejardhje nga prostitucioni, trafiqe të ndryshme, pastrim parash etj.”, - thuhet në deklaratën që Interpoli publikoi në faqen e tij zyrtare duke cituar z.Louboutin.

Drejtori Ekzekutiv i Interpol vlerëson se me këtë operacion të njëkohshëm, ka arritur të realizojë një goditje e fortë ndaj botës së krimit në Azi.

Sipas njoftimit, “Interpol ka sekuestruar përkohësisht deri në përfundim të hetimit, një numër automjetesh, karta krediti bankash dhe shumë kompjuterë.

r.b/NOA

KOMENTE