Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë: Tregtarët E Njësisë Bashkiake Nr.3, Ankesa Për Taksat E Larta Të Bashkisë
English

Tiranë: Tregtarët E Njësisë Bashkiake Nr.3, Ankesa Për Taksat E Larta Të Bashkisë

TIRANA, 16 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Tregtarët e njësisë Bashkiake nr. 3 në Tiranë shprehën sot pakënaqësinë e tyre ndaj taksave të larta që Bashkia ka vënë ndaj tyre. Në një prononcim për mediat sot, tregtarët thanë se "ne paguajmë rregullisht taksat lokale, tarifën e ambienteve në treg dhe rezultati është sikur të jesh në një treg mesjetar. Në realitet, taksat janë shumë të larta, por shërbimi që marrim është zero", është shqetësimi më i madh që ngrenë tregtarët e njësisë Bashkiake nr. 3. Sipas tyre, "është krejtësisht e pa përgjegjshme dhe cinike të mos realizosh asnjë investim për të përmirësuar këtë gjendje skandaloze. Në këtë mënyrë vetëm sa përçmohet biznesi dhe vështirësohet jeta e banorëve". Nga një vëzhgim i ATSH-së, konstatohet se e njëjta gjendje ekziston edhe në tregun tjeter, pak më larg, afër Spitalit të Neurologjisë. Natyrshëm lindin pyetjet: ku shkojnë taksat e larta që paguhen nga tregtarët? Pse nuk vihet dorë për të rregulluar një gjendje të tillë? Përse këto të ardhura nuk përdoren për destinacionin e tyre normal? Duke parë këtë gjendje, vihet re se ka një keqpërdorim të plotë të të ardhurave nga taksat e larta lokale, që paguhen nga qytetarët dhe biznesi për Bashkinë e Tiranës, si dhe një politikë centraliste ndaj njësive bashkiake nga Bashkia qëndrore, politikë kjo që krijon situata të rënduara për tregtarët dhe qytetarët kryeqytetit. /a.ke/
KOMENTE