English

Trafiku I Narkotikëve/Arrestohet Eduardo Krasniqi, I Dënuar Në Mungesë Nga Drejtësia Italiane

TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.-Policia arrestoi në Karpen (Kavajë), Eduardo Krasniqi, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vjet heqje lirie për veprat penale të "trafikut të narkotikëve" dhe "drejtimit të organizatës kriminale". Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, bënë të ditur të premten për ATSH-në se 39-vjeçari Krasniqi, ishte i dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Brindisi (Itali), me 18 vjet heqje lirie, ndërkohë që në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka lëshuar urdhërin e ndalimit për konsumim të veprave penale të "trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim", si dhe "krijim e drejtim të organizatës kriminale". Shtetasi Krasniqi do të ekstradohet drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia italiane./m.sh/a.s/
KOMENTE