English

Aksidenti- Fushe Arrez/ Burgaj: Numri I Viktimave Arrin Ne 11 Vete

TIRANE, 17 Korrik/ATSH-M. Shkurta/. - Numri i viktimave si pasoje e aksidentit te rende sot pasdite ne fshatin Dom të komunës Gjegjan në Fushe Arrez, ka arritur në 11 vetë, konfirmoi nga vendngjarja para pak castesh për ATSH-në, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Nder 35-40 udhëtarë që mendohet se ishin në këtë autobuz, ka edhe të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, tha Burgaj. Ndërkaq, vazhdon transportimi i te plagosurve drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. /a.ke/
KOMENTE