Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Azerbajxhani Dhe Be Fillojnë Negociatat Për Asocim
English

Azerbajxhani Dhe Be Fillojnë Negociatat Për Asocim

BAKU, 17 korrik /ATSH-MIA/ - Azerbajxhani dhe BE-ja filluan dje në Baku negociatat për arritjen e marrëveshjes për asocim. Kjo marrëveshje, që do të thellojë integrimin e ish-republikës sovjetike në strukturat evropiane, do të përfshijë bashkëpunim dypalësh në sferën e politikës, ekonomisë, sigurimit, tregtisë, energjetikës dhe zhvillimit të demokracisë. "Azerbajxhani sillet në mënyrë pozitive ndaj perspektivës për nënshkrim të marrëveshjes për asocim me BE-në duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë për thellimin e reformave në vend", deklaroi shefi i delegacionit të Azerbajxhanit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Mahmud Mamedkuliev. Ai theksoi se vendi i tij i ka propozuar BE-së të miratojnë edhe një dokument për të ashtuquajturin modernizim, ku parashikohet veprim i ndërsjellë në sferën ekonomike si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Përfaqësuesi i BE-së, John Kraer shtoi se negociatat për asocim të vendeve nga Kaukazi Jugor, që fillojnë në të njëjtën kohë, paraqiten si etapë e re nga bashkëpunimi me shtetet nga rajoni. "BE-ja ka interes strategjik për t'u siguruar stabilitet dhe zhvillim fqinjëve të saj lindorë", theksoi Kraer. BE-ja filloi dy ditë më parë negociatat për asocim edhe me Gjeorgjinë, ndërsa të hënën ky proces do të fillojë me Armeninë./ a.jor.
KOMENTE