Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës padit Priftin
English

Bashkia e Tiranës padit Priftin

Tiranë, 17 korrik NOA – Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florjan Serjani ka deklaruar sot se listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës do t’i shtohet dhe ajo e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Në një konferencë për mediat para Gjykatës së Tiranës, Seriani, u shpreh se të hënën do të nisin procedurat për padinë ndaj ministrit që akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kreun e PS-së, Edi Rama.

Seriani përmendi në janë paditur deri më sot, kryeministri Sali Berisha si dhe deputetë të ndryshëm si Aldo Bumçi, Lajla Përnaska, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone dhe zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

“Politika e baltës nuk mund të sundojë mbi ligjin”, tha Seriani, duke shtuar se ligji do të jetë përgjigja për ata që fyejnë dhe shpifin.

Fillimisht ishte Partia Socialiste ajo që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual.

NOA
KOMENTE