Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Boronica Festa Tradicionale E Zonës Së Plavës, Mbërrin Në Shkodër
English

"Boronica" Festa Tradicionale E Zonës Së Plavës, Mbërrin Në Shkodër

SHKODËR, 17 Korrik/ATSH-G. Marku/- Festa e 'Boronicës' e cila kremtohet prej më shumë se dhjetë vjetësh në Mal të Zi, si një festë tradicionale e zonës së Plavës, këtë vit ajo është organizuar dhe në Shkodër. Kjo feste ka sjellë të premten në Shkodër edhe një delegacion malazez të bashkisë Plavë, të kryesuar nga kryebashkiaku Skënder Sharkinoviç, i cili u mirëprit nga homologu i tij shkodran, Lorenc Luka. Spektakli i organizuar me rastin e Festës së Borononicës në rrugën pedonale pranë Urës së Bunës mblodhi qytetarë të shumtë shkodranë. Veprimtaria promovuese e kësaj feste nisi me një paradë të grupit kulturor-artistik, i ardhur nga Mali i Zi, për të vijuar më pas me interpretime muzikore të artistëve shkodranë të Qendrës Kulturore "Pjetër Gaci". Gjatë përshëndetjes, kryebashkiaku shkodran, Lorenc Luka vlerësoi iniciatorët e kësaj feste, përfaqësuesit e shoqatës së pakicave malazeze "Alba-Montenegro" në Shkodër, duke shprehut bindjen që bashkëpunimi mes dy qyteteve fqinje do të zhvillohet më tej në të ardhmen. Ndërsa, homologu i tij, Skënder Sharkinoviç i bashkisë Plavë, tha se "edhe pse kemi pasur më parë promovime të tilla me qytete të shteteve të tjera fqinje, me Shqipërinë ky është bashkëpunimi i parë dhe besoj se nuk do të jetë i fundit". Kryebashkiaku Sharkinoviç tha se, festa i kushtohet një fruti të veçantë me emrin Boronica që rritet dhe kultivohet tradicionalisht në zonën e bjeshkëve. "Boronica është një frut shumë i kërkuar që përdoret në industrinë e prodhimit të lëngjeve, por ndërkohë është edhe shumë vitaminoz, me efekte shumë të dobishme për zemrën", tha kryebashkiaku Skënder Sharkinoviç. Në festën e organizuar dje në Shkodër asistonte dhe përfaqësuesi i ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, Zhivko Seniç, i cili e vlerësoi shumë pozitiv bashkëpunimin mes dy qyteteve./a.s/
KOMENTE