English

Brazil - Polica Arreston Gjashtë Ballkanas Për Kontrabandë Kokaine

E ZAGREB, 17 korrik /ATSH-MIA/ - Tre qytetarë kroatë, një bullgar, një malazez dhe një maqedonas u arrestuan në Brazil, pas aksionit policor "Meduza" për shkak të dyshimeve për kontrabandimin e 62 kilogramëve kokainë të cilësisë më të lartë. ''Pas hetimeve katërmujore, policia arrestoi Damir Shimiçin, Slobodan Njegiçin dhe Alen Çiçeriçin'', shkruan gazeta kroate "Slobodna Dalmacia". ''Krahas tyre, janë arrestuar edhe malazezi Niksha Iliç, Dragan Rangelov nga Bullgaria dhe Miodrag Voiçiç, brazilian i natyralizuar, me origjinë nga Maqedonia'', shton ajo. Vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet më shumë se 1,2 milionë euro, ndërsa krahas saj janë konfiskuar edhe një anije dhe tre automjete tip ''jeep'', me të cilat droga është transferuar në portet e Florianopolisit, Imbitubas, Itajait dhe Nevgantesit./ a.jor.
KOMENTE