Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Shira Dhe Stuhi Mbas Nje Moti Te Nxehte
English

Elbasan: Shira Dhe Stuhi Mbas Nje Moti Te Nxehte

ELBASAN, 17 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Reshje shiu të shoqëruara me stuhi dhe bubullima kanë përfshirë sot pasdite rajonin e Elbasanit, pas një dite të nxehtë ku temperatura shënonte mbi 40 gradë celcius. Stuhia, e cila ka nisur rreth orës 15.20, e shoqëruar me shi dhe bubullima, ka ulur temperaturën në rajonin e Elbasanit në rreth 35 gradë celcius. Shiu i ardhur pas ditëve tepër të nxehta, duket si një ogur i mirë për mbrëmjen e sotme dhe paraditen e së nesërmes, pasi temperaturat nuk do t'i kalojnë më 38 gradë celcius. Ky është shiu i parë mbas rreth një muaj e gjysëm në rajonin e Elbasanit, kur ato përmbytën disa zona malore duke krijuar rënie masive dherash gjatë muajit prill dhe fillim të qershorit. "Rajoni i Elbasanit ka klimë të thatë dhe shiu i rënë ditën e sotme duket si një ogur i mirë, më së shumti për fermerët dhe për prodhimet bujqësore", tha për ATSH-në shefi i shërbimit këshillimor, Neshat Sadiku. /a.ke/
KOMENTE