English

Fushe Arrez- 14 Persona Kane Humbur Jeten Ne Aksidentin Tragjik

TIRANE 17 KORRIK / ATSH/- Deri tani 14 vetë kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot mbasdite, rreth orës 17.00 në fshatin Dom të komunës Gjegjan, në rrethin e Pukës në veriperëndim të vendit, ku një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrëz- Durrës me targë PU 13-30 A doli nga rruga dhe u rrëzua nga një lartësi prej 400-500 metra në një humnerë, në lumin Fan, njoftuan burime të Policisë së Shtetit.. Qeveria shqiptare e ka shpallur daten 18 korrik 2010, dite zie kombetare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik. /a.gj/
KOMENTE