English

Greqi - Zjarr I Madh Në Pyllin E Lavrios Në Juglindje Të Athinës

ATHINË, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Një zjarr i madh ra sot orët e para të mesditës në një pyll në rajonin e portit Lavrio, 60 kilometra në juglindje të Athinës, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë si masë paraprake tri kampe pushimi në rajon, njoftojnë skuadra zjarrfikëse. Rreth 50 persona ndodhen në vend për të vënë nën kontroll zjarrin, të mbështetur nga 15 automjete, katër makineri me ujë dhe dy helikopterë, shtoi shërbimi i zjarrfikësve. Zjarri i ndihmuar edhe nga erëra të forta po djeg një pyll me pisha dhe shkurre dhe po kërcënon banorët e fshatit Passa. Një vatër tjetër zjarri është krijuar pranë fshatit Kalamo, në veri të Athinës pranë gjirit Eube. Katër avionë dhe dy helikopterë marrin pjesë në përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në pyll. Mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e gatishmërisë në të gjithë Atikën, që përfshin rrethin e Athinës, si dhe në disa rajone të tjera për rreziqe për zjarre për shkak të motit të nxehtë dhe erërave që kanë përfshirë këto rajone. /I.Pu.
KOMENTE