Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I kushtoi meshë Hollandës për finalen e botërorit, pezullohet prifti
English

I kushtoi meshë Hollandës për finalen e botërorit, pezullohet prifti

Obdam, 17 korrik, NOA – Prifti i i qytetit të vogël, Obdam, në veri të Hollandës, i kushtoi finales së futbollit një meshë, me qëllimin e epërm që t’i shtinte pak fat pse jo dhe shenjtërim skuadrës së Tulipanëve që u ndeshën me Spanjën.

Por, duket se kjo ka qenë mesha e fundit për të, pasi prifti i Obdamit, Paul Vlaar, është pezulluar, pasi sipas kishës holandeze nuk respektoi shenjtërinë e fesë.

Me këto fjalë të peshkopatës së Hollandës, u justifikua gjesti i priftit Vlaar dhe pezullimi i tij si prift.

Pastori holandez në vigjilje të ndeshjes finale të botërorit të Afrikës së Jugut, celebroi në fakt një meshë të veçantë duke u veshur me një veladon të portokalltë si ngjyra e kombëtares dhe duke mbajtur në dorë një top futbolli.

Por, rezultati i ndeshjes, ku Spanja mundo Hollandën, duke fituar edhe Kupën e Botës për këtë botëror të 19-të, nuk e përligji meshën e priftit futbolldashës, pasi “Zoti nuk merret me sport”.

Të paktën kështu kuptohet, ndërsa Hollanda humbi, pikërisht kombëtarja e priftit.

Por, ende nuk është e sigurt nëse kjo masë do të merrej ndaj priftit, nëse liturgjia e shenjtë e kënduar për Hollandën do të kishte funksionuar duke i sjellë fitoren...

Qytetarët e Obdamit dhe vetë hollandezët kanë mbajtur anën e priftit Paul Vlaar në këtë çështje, dhe vendimin e rreptë të eprorëve të tij.

Vetë at Vlaar tha se nuk ndan plotësisht të njëjtën mendim, që ka premtuar të respektojë.

mit/NOA
KOMENTE