English

Ke:Bullgaria E Para Në Shpërdorimin E Fondeve Evropiane

E SOFJE, 17 korrik /ATSH-MIA/ - Brukseli renditi Bullgarinë në vendin e parë për shkak se parregullsitë financiare, të vërejtura në vitin 2009, në krahasim me një vit më parë ishin rritur 134 për qind. Në raportin e Komisionit Evropian, të publikuar nga media bullgare, saktësohet se parregullsitë nuk janë shpërdorime dhe mashtrime, por prishje e disiplinës financiare të Bashkimit Evropian. Komisioni pati vërejtje të veçanta në shfrytëzimin e fondeve të programeve FAR, ISPA dhe SAPARD. Sipas projektit SAPARD, Bullgaria duhet të kthejë në buxhetin evropian 41 milionë euro, ndërsa të gjitha vendet anëtare duhet të kthejnë së bashku 20 milionë. Brukseli nuk është i kënaqur pasi Bullgaria nuk ka vepruar në mënyrë parandaluese, por ka pritur revizionin duke pranuar më pas parregullsitë./ a.jor.
KOMENTE