Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji I Arsimit Të Lartë, Miratimi I Ndryshimeve Brenda Muajit
English

Ligji I Arsimit Të Lartë, Miratimi I Ndryshimeve Brenda Muajit

TIRANË, 17 Korrik/ ATSH/- Brenda këtij sesioni parlamentar, që mbyllet më 29 korrik, mes ligjeve të parashikuara në axhendë për miratim, janë përfshirë dhe ndryshimet në ligjin aktual të 'Arsimit të Lartë, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit. Komisioni për Edukimin zhvilloi dje një seancë dëgjimore me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj dhe disa rektorë të universitetëve, në lidhje me ndryshimet e këtij ligji, të cilat kanë hasur në kundërshtime nga drejtues të institucioneve të arsimit të lartë. Pas diskutimeve, komisioni e miratoi në parim projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e vitit 2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar". Sipas ministrit Tafaj, synimi kryesor i ndryshimeve të propozuara është dinamizimi i arsimit i lartë. Amendimet e paraqitura garantojnë thellimin e reformave dhe ndihmojnë në përshtatjen e ligjit me problematikën e hasur gjatë zbatimit në praktikë. Ministri tha se ndryshimet në ligj mbështesin thellimin e reformës së nisur prej disa vitesh tashmë, duke theksuar se drafti i paraqitur i është nënshtruar një debati gjithëpërfshirës me studentë dhe pedagogë me të cilët është diskutuar hapur në lidhje me ciklet e studimit dhe sfidat. Për decentralizimin, Tafaj vlerësoi se niveli i autonomisë së universiteteve në Shqipëri është në nivele reale, duke pasur parasysh kushtet e vendit. Ndryshimet e propozuara forcojnë autonominë e universiteteve, duke sjellë si shembull faktin që përcaktimi i personelit është një çështje tërësisht në dorë të universiteteve. Lidhur me të drejtat e studentëve dhe nivelet e krediteve, Tafaj sqaroi se dispozitat kalimtare të parashikuara në projektligj ofrojnë zgjidhje që bëjnë të mundur që asnjë përpjekje dhe asnjë orë mësimi e kryer të mos shkojë dëm për asnjë student. Përsa i takon propozimit të Ministrisë së Arsimit për vendosjen e testit TOEFL për njohuritë e gjuhës angleze si kriter pranimi në master, Tafaj sqaroi se ky lloj testimi do të bëhet nëpërmjet universiteteve shqiptare. Qëllimi i këtij propozimi është futja e standardeve të reja në master, të cilat do të shërbejnë për studimet e mëvonshme, në nivel doktorature. Por, drejtuesit e universiteteve gjykojnë se drafti i deritanishëm i projektligjit, i cili do të dalë për miratim përpara deputetëve, sjell një hendek për të diplomuarit e sistemit të vjetër. Sipas rektorëve me p/ligjin e ri ndryshojnë edhe emrat e diplomave. Në këtë mënyrë, diplomat e nivelit të parë do të quhen diploma universitare "Bachelor", diplomat e nivelit të dytë "Master i Shkencave", ndërsa masterat e nivelit të parë, thjesht "Master". Projektligji i ri parashikon që ata, të cilët përfundojnë "Bachelor"-in (ish-DNP-në), mund të vijojnë studimet në "Masterin" njëvjeçar ose në "Masterin e Shkencave" dyvjeçar, që kanë zënë vendet e diplomave të deritanishme. Ndërkohë, për të vijuar doktoraturën, duhet që të kesh medoemos "Masterin e Shkencave". Ata që diplomohen këtë vit në "Master të Nivelit të Parë", do të marrin diplomë universitare "Master" dhe me të mund të vijojnë studimet "Master i Shkencave", duke konvertuar një pjesë të programit që kanë zhvilluar gjatë vitit të studimit të tyre. Një tjetër diplomë do t'i bashkëngjitet tashmë sistemit tonë arsimor. Kjo është diplomë jouniversitare, por që është mbi arsimin e mesëm. Projektligji parashikon se institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të ofrojnë edhe programe të studimeve profesionale, pas arsimit të mesëm, jouniversitar, me jo më pak se 120 kredite. Në ndryshim nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon që vetëm 3 degë do të kenë studime të integruara të ciklit të dytë dhe nuk e ka lënë në dorë të universiteteve të përcaktojnë se cilat degë duhet të kenë studime më shumë se 3-vjeçare. "Institucionet e arsimit të lartë në fushat e mjekësisë, veterinarisë dhe arkitekturës ofrojnë programe të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku", - përcakton projektligji, duke lënë në këtë mënyrë vetëm degët e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë dhe arkitekturës me studime të integruara të nivelit të dytë dhe të gjitha të tjerat të ndara në "Bachelor" dhe "Master". Rektorët vënë në dukje se p/ligji ka kufizuar gjithashtu edhe fushat ku mund të kryhen specializimet. "Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të studimeve të ciklit të tretë, profesionalisht të orientuara, që ofrojnë njohuri për profesione specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë dhe drejtësisë. Këto programe të studimeve përfshijnë studime teorike të kombinuara me aplikime praktike dhe trajnime profesionale. Mund të përfshihen në to dhe veprimtari kërkimore, nëse nevojitet", - përcakton projektligji, duke lënë në fuqi vetëm specializimet në mjekësi dhe magjistraturën në drejtësi. Është përcaktuar se vetëm "në fushën e mjekësisë, programet e studimeve të doktoratës mund të ofrohen të integruara me studimet specializuese afatgjata", duke përjashtuar në këtë mënyrë të gjitha degët e tjera nga specializimet afatgjata, si pjesë e ciklit të tretë të studimeve./e.gj/a.s/
KOMENTE