Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis në Strugë festivali i këngës popullore shqiptare
English

Nis në Strugë festivali i këngës popullore shqiptare

Strugë, 17 korrik, NOA - Në Strugë u hap mbrëmë edicioni i 19-të i Festivalit të këngëve dhe valleve popullore “Këngë Jeho”, me pjesëmarrjen e shoqërive dhe ansambleve artistike nga trevat shqiptare.

Dita e parë e festivalit filloi me parakalimin e shoqërive kulturore artistike nëpër sheshin e qytetit.

Gjatë tre mbrëmjeve të festivalit, në skenë do të ngjiten shumë ansamble artistikë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria si dhe solist të mirënjohur të krijmtarisë popullore mbarëshqiptare.

Natën e parë të festivalit, në skenë do të ngjiten grupet artistikë: “Sazet e Frëngovës”-Strugë, “Goca e Tivarit”-Gostivar, “Haki Stërmilli”-Dibër, “Jeta e Re”-Sllupçan-Kumanovë, “Migjeni”-Strugë dhe “Emin Duraku”-Shkup.

Në natën e dytë pjesëmarrëse në këtë festival janë grupet; “Burimet e Sharrit”-Tetovë, “Rrapsh”-Tuz-Mali i Zi, “Besa”- Gostivar, “Jahi Hasani”- Çegran dhe Ansambli i qytetit “Berati”-nga Berati-Shqipëri.

Nata e tretë dhe e fundit e këtij festivali është rezervuar për gupet artistike: “Besana”-Opojë-Kosovë, “Jehona” e Koroshishtë-Strugë, “Grupi Polifonik Fieri” - Shqipëri, “Shpresa” -Veleshtë-Strugë, “Valët e Liqenit”-Ladorishtë-Strugë dhe në përmbyllje, sërish “Ansambli i qytetit Berati” nga Berati-Shqipëri, me këngë qytetare.

Gjithashtu, në këtë festival, janë ftuar dhe kanë konfirmuar ardhjen edhe shumë solist të mirënjohur të skenës artistike të muzikës popullore mbarëshqiptare.

NOA/INA

KOMENTE